Kanë kaluar disa ditë nga largimi i Panuccit nga stoli i Kombëtares dhe ende sot nuk kemi një trajner të ri.
Përgjatë këtyre ditëve janë lakuar disa emra si kandidatë potencialë që të marrë në dorë “timonin” e përfaqësues kuqezi, kryesisht me teknikë përtej Adriatikut, por edhe pse të gjitha pistat mbeten të hapura, kuqezinjtë aktualisht janë pa një trajner.
Mësohet se një nga kandidatët potencialë për t’iu besuar stoli i Kombëtares është edhe ai Peter Pacult, i cili më parë pati drejtuar kampionët e Kukësit në futbollin shqiptar.
Austriaku ka pasur një takim me vetë Dukën, për më tepër nga kërkesat që vetë kreu i federatës ka për trajnerin e Kombëtares, duket se Pacult i plotëson kriteret.
Nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë vetë trajneri, i cili mund të jetë ofruar për të marrë drejtimin e Kombëtares.