Superliga e Kosovës në futboll momentalisht është në pauzë, pasi përfunduan stinorin vjeshtor. Ballkani dimëroi si lider i ndjekur hap pas hapi nga Gjilani, Drita e Prishtina.
Ky sezon po del të jetë shumë konkurues, me disa ekipe që synojnë titullin dhe në radhët e veta kanë lojtarë mjaft kualitativ.
Sipas sajtit Transfermarkt, ekipi i Dritës ka lojtarin më të vlefshëm në Superligë. Është ai mbrojtesi, Ardian Cuculi me 350 mijë euro.
Këta janë lojtarët më të vlefshëm te klubet përkatëse:
Ardian Cuculi – Drita – 350,000
Tomislav Busic – Gjilani – 325,000
Ardit Hila – Prishtina – 300.000
Eri Lamçja – Vushtrria – 300,000
Argjend Mustafa – Drenica – 275,000
Florjan Smakiqi – Feronikeli – 200,000
Edvin Kuc – Ballkani – 175,000
Muharrem Jashari – Trepça’89 – 175,000
Mentor Zhdrella – Llapi – 175,000
Erind Selimaj – Flamurtari – 150,000
Filonit Shaqiri – Ferizaj – 125,000
Orgest Gava – Dukagjini – 100,000