Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 ndaj Basaksehirit. Ndërsa, atë gol, Muriqi ia dedikoi një personi që vdiq nga tërmeti në Turqi.
Muriqi mori vëmendjen e mediave turke për deklaratën e tij për tifozin Miraç Can Dis, që humbi jetën në tërmetin që goditi Turqinë.
“Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Miraç Can Diş, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua. Sot, një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllai ynë humbi jetën gjatë tërmetit. Kjo ishte vërtetë e dhimbshme. Humbjen e tij e mora vesh gjatë rrugës për në ndeshje” – u shpreh futbollisti kosovar
Është konfirmuar se edhe prindërit e Miraç Can Diş kanë humbur jetën si pasojë e këtij tërmeti, teksa autoritetet turke konfirmuan se trupat e tyre janë nxjerrë nga rrënojat.