DYLON

QKUK: Rritet numri i Rezonancave Magnetike dhe i shërbimeve radiologjike

QKUK: Rritet numri i Rezonancave Magnetike dhe i shërbimeve radiologjike
Avatar photo Elife Sherifi

Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është rritur numri i kontrollimeve me Rezonancë Magnetike, Tomografive të Kompjuterizuara (TK – CT), angio  TK-CT-ve, biopsive dhe shërbimeve tjera radiologjike.

Angazhimi i menaxhmentit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe i Klinikës së Radiologjisë, për t’u pajisur me pajisje të reja dhe riorganizimi i punës, kanë ndikuar në rritjen e numrit të shërbimeve të ofruara.

Sipas raportit të kësaj klinike, me angazhimin personelit të klinikës gjatë vitit 2019 janë kryer 9 mijë 133 kontrollime me Rezonancë Magnetike, përderisa në vitin 2018 ishin kryer 5 mijë e 826 kontrollime.

EkoHigjiena

Në bazë të të njëjtave statistika, numri i Tomografive të Kompjuterizuara(CT) ka shënuar rritje;

më 2019 janë realizuar 21 mijë e 501, kundrejt 19 mijë e 922, që ishin kryer më 2018. Në vitin 2019 janë kryer 1086 TK angjiografi derisa në vitin 2018 janë realizuar 386 TK angiografi.

Stafi i kësaj klinike, ka rritje për rreth 95% numrin e biopsive të kryera, duke realizuar 707 sosh, kurse një vit më parë ishin krye 362 biopsi.

Rritje ka pasur edhe për sa i përket numrit të radiogrameve(rëntgene) e që janë realizuar 77 mijë 338, krahasuar me vitin  paraprak, ku ishin kryer 76 mijë e 668 radiograme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.