Të dashur të rinjë gjilanas, Me kënaqësinë më të madhe iu njoftoj se sot në zgjedhjet e rregullta të Kuvendit të VI-të për Udhëheqës të KVRL-së në Gjilan kryetar u zgjodh z.Mehmet Zylfiu me bazë deleguese nga Rinia Studentore duke marre 18 vota pro nga 22 që ishin.
Nga: Diellza Selishta
Kryetari i sapozgjedhur ka marr besimin dhe vlerësimin nga anëtarët e tjerë të kuvendit, me traditë të mirë të krijuar nga përfaqësimi i të rinjve ku ishte edhe shembull ideal si Kryetar i Parlamentit Studentor ne UKZ. Vendimi i sotëm përforcon shumë më tepër këtë përcaktim.
Pa dyshim se nga kaluara e tij e begatë besoj se z.Mehmet Zylfiu në radhë të parë do të ofrojë në dispozicion, ide, propozime, do ti qaset brengave dhe shqetësimeve që i kanë të rinjtë e qytetit tonë dhe do e zhvilloj edhe me tutje kreativitetin e të rinjve gjilanas për organizimin sa më të mirë të jetës rinore gjilanase.
Zgjedhja e një të riu dinjitoz për qytetin tonë ka rëndësi ngase vullnetarizmi dhe kujdesi për rininë, është investim në vitalitetin e interesave të gjithëmbarshme për të rinjtë tanë.
Shpreh urimet më të sinqerta duke uruar për një mandat me shumë aktivitete të cilat do ndikojnë në avokimin e problemeve rinore dhe gjithëpërfshirjen e tyre në vendimmarrjen lokale.