DYLON

Ambasadori i ri i Turqisë konfirmon mbështetjen për shkollat e Gjilanit

Ambasadori i ri  i Turqisë konfirmon mbështetjen për shkollat e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica është pritur sot nga ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Drejtori Gagica, në emër të kryetarit Haziri, e ka uruar ambasadorin Sakar për detyrën e re, ndërkaq e ka falënderuar Ambasadën e Turqisë për mbështetjen e madhe për shkollat e Gjilanit, sikurse qw e ka informuar për projektet që ka mbështetur organizata shtetërore turke TIKA.

Kurse, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, ka konfirmuar mbështetjen për shkollat e Gjilanit edhe në të ardhmen, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do ta vizitoj këtë Komunë, ku do të pritet nga kryetari Lutfi Haziri.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.