Komuna e Gjilanit, respektivisht Njësia për Rini në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL), organizojnë shfaqjen e filmit IT, të dielen me datën 29 tetor 2017 në ora 19:00 në Teatrin e Qytetit.
Paratë e mbledhura i dedikohen Qendrës për Kujdesin Ditor të Fëmijëvë me aftësi të kufizuara “PEMA”.
Ky organizim është mbështetje për fëmijët e kësaj qendreje dhe për institucionin që përkujdeset në baza ditore për këta fëmijë dhe për edukimin, socializimi dhe integrimin e tyre.
Pas shfaqjes së filmit do të organizohet mbrëmje për të rinjtë e shoqëruar me këngë dhe muzikë live.