/2L ONLINE/ -Organizuar nga Këshilli i Veprimit Lokal Rinor (KVRL) në Viti, në kuadër të projektit “Unë jam e barabartë” u mbajt një tryezë e rrumbullakët me temën “Emancipimi i femrave të reja në zonat rurale, problemet e tyre që vijnë si pasojë e mentalitetit në ato zona dhe zgjidhjen e mundshme të problemit”. Përndryshe ky projekt mbështete nga Komisioni i Evropian në bashkë financim me Komunën e Vitisë në kuadër të projektit “ Cross Border”.
Kaltrina Sylejmani, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, tha se drejtoria e saj mbështet fuqishëm këtë projekt duke potencuar së është më rëndësi të veçantë që gratë të gëzojnë të drejtat e tyre që garantohen me kushtetutë dhe ligj.
” Ky projekt për mua ka një rëndësi shumë të veçantë dhe si e tillë në e përkrahemi atë fuqishëm. Me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi gratë dhe burrat janë të barabartë.” u shpreh Sylejmani.
Ajo ju bëri thirrje femrave të ngritin zërin dhe të shfrytëzojnë të drejtat që ju takojnë.
Ndërkaq Adnan Ramadani, koordinator i këtij projekti tha se projekti ““Unë jam e barabartë” ka për qëllim kryesor emancipimin e femrave të reja në zonat rurale por edhe njohjen me problemet e tyre që vijnë si pasojë e mentalitetit në ato zona dhe zgjidhjen e mundshme të problemit.
Përndryshe në këtë takim pos grupit e të rinjve kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, shoqërisë civile, përfaqësues të subjekteve politike. /2L ONLINE/