(2LONLINE) Eranda Isufi kryetare e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal KVRL-së ka thënë se ky organizëm ka mbajtur një takim koordinues me OJQ-të, anëtare të saj, ku është diskutuar për funksionet e secilës dhe mundësitë e bashkëpunimit më të madh në mes vete duke u munduar t’i përmirësojnë mangësitë.
“Takimet konsultative më të shpeshte në mes vete, evidentimi dhe shqyrtimi i problemeve, bisedimet në lidhje me kapacitetet e OJQ-ve do të rezultonin në rritjen e performansës se rinisë, funksionimit më të mirë si rrjet dhe mbështetje për bashkëpunim më të frytshëm në të ardhmen”, ka thënë Eranda Isufi, kryetare e KVRL-së.
Përndryshe, ky vit, për këtë organizëm nuk mund të thuhet se ka nis mbarë, pasi janë dy palë që pretendojnë se janë organe legjitime të këtij Këshilli. Në njërën anë është Eranda Isufi si kryetare e KVRL-së, e në anën tjetër edhe Valdrin Halimi pohon legjitimitetin e tij si kryetar i KVRL-së, i dal nga një Kuvend i mbajtur së fundi. Madje nuk mungojnë as aktivitetet që ndërmarrin të dyja palët, duke përfshirë edhe takime të ndryshme si KVRL-së, me institucione të ndryshme, ndërkohë që të tjerë që mund të sqarojnë këtë situatë të krijuar, për momentin heshtin! /2lonline/