(2LONLINE) – Këshilli Veprimit Rinor I Gjilanit e mbajti takimin përmbyllës për vitin 2013 ku si shenje falënderimi u shpërndanë anëtarëve mirënjohje për kontributin e tyre te dhënë.
Eranda Isufi nga KVRL-ja e Gjilanit ka thënë se gjithashtu u prezantua raporti një vjeçar I punës deri më tani ku gjithsej ishin 22 aktivitete dhe ishin te përfshira edhe pjesëmarrjet e KVRL-së në punëtoritë e ndryshme ku ky raport iu dorëzua edhe DKRS-se.
Ajo tha se KVRL përveç ndaj anëtarëve te saj, është falënderues edhe ndaj të gjithë atyre që e mbështetën: aktivistet, DKRS, Komuna, OSBE, KQVR, ku do të mundohet që edhe në të ardhmen të ketë bashkëpunime të mirë dhe të zhvillojë aktivitete të shumta në të mirë të rinisë. /2lonline/