DYLON

Haziri: Të gjeturat e auditorit mund të jenë punë për prokurorinë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Gjilanit Lutdi Haziri  ka kërkuar mirëkuptimin dhe mbështetjen nga ana e qytetarëve për vitin 2014, duke thënë se do të jetë një vit i vështirë buxhetor si rrjedhojë e borxheve të trashëguara.

Ai ka premtuar se do të ketë disiplinë të rreptë në  shpenzime sepse sipas tij pa një gjë  të tillë nuk mund të funksionojë një komunë me 8 milion euro borxhe. Haziri ka rikujtuar se buxheti i komunës është mbi 20 milion euro ku gati 60 për qind shkojnë për paga. Por ai tha se do të zvogëlohen në maksimum  harxhimet në mallra e shërbime, shpenzime komunale, në mënyrë që nga kursimet të krijojmë investime

EkoHigjiena

Për më tepër ai ka  bërë të ditur se do të ftojë një auditor të pavarur për të bërë auditivin e të gjitha zyrave dhe organeve komunale që janë marr me shpenzimet buxhetore. Do të kemi një pasqyrë të qartë se si është hyrë në borxhe ka thënë ai , për të shtuar se të gjeturat e auditorit, rekomandimet e tija do ti zbatojë.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që  të gjeturat e auditorit të jenë edhe punë për prokurorinë.

Ndryshe, i pyetur për  projektin e lumit Mirusha , Haziri ka thënë se ose do të kryhet sipas projektit në tërësi ose do të mbyllet, por gjendja do të kthehet në gjendjen e mëparshme nëse Qeveri vazhdon ta diskriminojë Gjilanin. Ai tha se duhet pritur pastaj që të vije nj qeveri e qytetarëve për të vazhduar deri në finalizim.

Përndryshe, Haziri ka folur për angazhimet e tija në secilin segment  të jetës që do të trajtohen më së miri  e jo si deri tani, duke  qëndruar fuqishëm para  prioriteteve që ishin premtime të tija, ndërkohë që tha se janë transparentë dhe se komuna do të jetë e hapur tërësisht për qytetarët. /2lonline/