KV Drita ka bërë goditjen e radhës në këtë afat kalimtar, duke sjellur në radhët e veta volejbollisten nga Korca, Dhimitra Kole, shkruan 2LONLINE.com.
Ky transferim u kompletua dhe u zyrtarizua nga Drita sot, ndërsa me të përfundon edhe merkato e Dritës.
Dhimitra është lojtare në pozicionin e katërt, të ashtuquajtur “Pranuese Shërbimi, e cila e filloi volejbollin në vitin 2017 dhe ishte pjesë e disa klubeve në Shqipëri si Skënderbeu, Tirana, Mirdita dhe të tjera.
Ky është postimi i KV Dritës:
“KV Drita ka bere edhe kompletimin e ekipit me vajzen nga Korca lojtaren Dhimitra KOLE e cila do të jetë pjesë e Kampionit të Kosovës gjegjësishtë në klubin tonë KV DRITA.
Duke ju felemderuar Presidentit tone z.Jakup SHABANI ekipi perfundon mërkaton duke u kompletuar per sfidat qe na presin dhe Korcarja e ashtuquajtur MITA është lojtarja e fundit qe i bashkangjitet klubin tonë!
Ne zyrat e Klubit lojtaren në fjalë e prezantoi drejtori Florent HAZIRI dhe kryetrajneri Lorik ILAZI.
Dhimitra KOLE eshte lojtare ne pozicionin 4-re te ashtuquajtur “Pranuese Sherbimi” e cila volejbollin e filloj ne vitin 2007 kur ishte ne moshen 11 vjeqarete te ekipi i Skenderbeut te Korces, kariera e Mites filloj me ekipin e te rejave te Skenderbeut ku shpejt u verejte talenti i saj dhe erdhi kalimi te ekipi senior i Skenderbeut ne te cilin ishte pjese nga viti 2012 deri 2016 për të kaluar mandej për tri vite tek ekipi i Tiranës me te cilit pati suksese te lakmueshme duke vazhduar karieren se fundi per nje sezone edhe te Mirdita Volley nga Rresheni dhe tani te Drita jonë. Dhimitra KOLE gjithashtu ne vitin 2016 ishte pjese e Kombetares Shqiptare ne garat nderkombetare dhe shume here perfaqesoj Shqiperine ne Volejboll ne Rere – “Beach-Volley”
Me ardhjen e Mites dhe kompletimin e ekipit qellimi i ketij viti qe DRITA jone të filloj të përgaditet për arritjen të gjitha trofeve dhe të vazhdoj drejt titullit të 5-të Kampion.
Mirë se vjen ne familjen tone MITA!”