“Skuadra turke, Eczacibasi Dynavit, i ka siguruar shërbimet e volejbollistes tonë, Megi Bislimi. Lojtarja nga Akademia Drita, ka kohë që është në radarët e klubeve më të forta evropiane”, bëhet e ditur në një njoftim zyrtar të klubit të volejbollit Drita nga Gjilani.
Më tej thuhet se, 15 vjeçarja Megi Bislimi, e cila luan në pozitën e Gjuajtëses Anësore, ka dhënë kontribut të madh në sukseset e KV Drita në vitin e fundit, e poashtu edhe në Kombëtaret U17, U19 dhe U22.
Megi është edhe vajza e ish volejbollistes së KV Drita, Mimoza Shkodra-Bislimi ku gjithashtu edhe mami Megit, Moza ishte lojtare e KV Drita dhe po nga Akademia jonë.
Transferimi i Megi Bislimit te skuadra turke, është një super lajm për volejbollin kosovar, e poashtu edhe mundësi për rritjen e saj profesionale në sportin e volejbollit.
KV Drita e uron për kontratën me Eczacibasi Dynavit, duke i dëshiruar shumë suksese e fat në karrierë, thuhet në fund të njofitmit. /2LONLINE/