“Sot kemi nënshkruar marrëveshje për sezonen e re 2024/25 me njërin nga lojtarët më të mirë në Kosovë, Erion Bajrami”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të volejbollit KV Drita.
Klubi gjilanas ka bërë me dije se: “Eri pas një sezone të kaluar jashtë klubit bardh e kaltër rikthehet sërish në shtëpi aty ku u formua si lojtarë për tu bërë një nga më të mirët, Eri gjithashtu është pjesë e Kombëtares A të Volejbollit”.
“Projekti i klubit me lojtarë vendor e moshë të re në skuader vazhdon, një projekt ambicioz dhe serioz me lojtarët më të mirë nga vendi”, thuhe në fund të njoftimin të KV drita (M). /2LONLINE/