Ekipi i fermave i klubit të volejbollit “Drita” nga Gjilani, është ftuar në turneun ndërkombëtarë në Maqedoninë e Veriut.
Siç njofotn klubi, Turneu zhvillohen në qytetin e Strumicës në Maqedoninë e Veriut me datën 10/11 shtator 2022.
Turneu organizohet nga ekipi “Nakovski Volley” nga Strumica.
Në turne përveç KV Drita do të jenë pjesëmarrës edh 3 ekipe tjera nga shtete të ndryshme Ballkanike.
Pjesë e turneut do të jenë: Organizatori “Nakovski Volley” nga Strumica e Maqedonisë së Veriut, Ekipi nga liga më e lartë e Maqedonisë së Veriut i cili vitin e fundit u rendit i 3-ti në tabelën përfundimtare të Ligës në Maqedoninë e Veriut.
“KS Skenderbeu” nga Korça e Shqipëria Ekipi Kampion Aktual nga Superliga Shqiptare i cili vitin e fundit u shpall Kampion në Shqipëria.
“OK Rabotnicki Skopje” nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut. Ekipi i Superligës nga Maqedonija e Veriut i cili vitin e fundit u shpall Kampion i ligës Maqedonase.
Turneu Ballkanikë do të luhen me formulën e eliminimit, ku të shtunën me datën 10 shtator 2022 do të luhen dy ndeshje gjysëmfinale dhe te dielën më 11 shtator 2022 ndeshjet finale. /2LONLINE/