Kampioni në fuqi i Kosovës në volejboll, KV Drita në kategorinë e femrave sonte do të takohet me ekipin grek AO Thiras në kuadër të Challenge Cup.
Ekipi nga Kosova do të ketë një ndeshje që konsiderohet sfidë e vështirë, por vashat gjilanase pritet të tregojnë më të mirën ndaj ekipit grek.
Trajneri, Lorik Ilazi dhe volejbollistet para nisjes kanë premtuar se do ta japim maksimumin e tyre në të dyja përballjet.
Me marrëveshjen e të dyja klubeve, dy ndeshjet do të zhvillohen në Greqi në Santorini.
Ndeshja e parë zhvillohet te martën në ora 18:30 sipas orës sonë lokale.
Në të njëjtin termin do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e cila zhvillohet një ditë më vonë, të mërkurën.