“Intelektualet” solidarizohen me Shqipërinë, ngushëllojnë familjet e viktimave

“Intelektualet” solidarizohen me Shqipërinë, ngushëllojnë familjet e viktimave

Pas tërmetit që ndodhi në Shqipëri rreth orës 03:55 të mëngjesit me epiqendër në Durrës, shqiptarë nga e gjithë bota janë solidarizuar me familjet dhe viktimat e kësaj tragjedie natyrore.

Njësitet e Forcave Policore dhe të Sigurisë së Kosovës kanë mbërritur në Shqipëri për t’u dalë në ndihmë banorëve të ngujuar.

Gjithandej në Kosovë ka pasur reagime dhe përkrahje morale, ndërsa edhe tifo klubi gjilanas “Intelektualët” kanë shprehë ngushëllimet e tyre.

Ky është postimi i plotë:

“Pas tragjedisë që tronditi kombin shqiptarë shprehim ngushëllime dhe lutemi për familjet e viktimave. I dëshirojmë të gjithë të lënduarve shërim të shpejtë. Të qëndrojmë të bashkuar në këto ditë të vështira”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

KOMENTE