KV Drita në kategorinë e femrave po vazhdon me freskimin e klubit, duke transferuar volejbolliste të dalluara. Së fundmi, Drita ka siguruar shërbimet e volejbollisteve nga Drenica, Rukije Muja dhe Elvira Bajraktari, transmeton 2LONLINE.com.
22 vjeçarja, Muja luan si pranuese dhe ka gjatësi prej 185 cm, ndërsa 21 vjeçarja, Bajraktari me 188 cm është lojtarja më shtatlartë vendore në Superligë dhe luan në pozitën e qendrës.
Me ardhjen e Rukije Mujës dhe Elvira Bajraktarit te KV Drita, tashmë kjo skuadër e ka në rradhët e veta formacionin më të mirë të vitit të kaluar, të votuar nga trajnerët. Meqë, më herët në këtë klub kanë nënshkruar edhe dyshja Valmira Ramadani e Dhuratë Sylejmani nga Ferizaj.
Muja e Bajraktari kanë nënshkruar kontrata profesionale me klubin bardhekaltër, ku kanë konfirmuar që do të jenë pjesë e ekipit që udhëhiqet nga përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Lorik Ilazi.
Dyshja kanë luajtur edhe më parë bashkë te KV Skenderaj dhe kompaktësia e tyre me pjesën tjetër të ekipit falë përvojës së përbashkët në kombëtare, do t’i lehtësojnë punët trajnerit Ilazi për të komponuar skuadrën, me theks të veçantë në prezantimin dinjitoz në CEV Cup. /2LONLINE.com/