Aleanca Franceze e Prishtinës ka organizuar një punëtori gatimi për fëmijët me kuzhinierin me famë botërore, francezin Christophe Dovergne. Punëtoria u mbajt sot në Prishtinë.
Themeluesi i faqes së Internetit të recetave 750g.com, kuzhinieri Christophe mëson gatime në shkolla të mesme në Francë dhe është autor i librave të shumtë të gatimeve.
Fëmijët që moren pjesë në punëtori mësuan se si të bëjnë biskota të Krishtlindjeve.
Ky aktivitet u pa si shumë i mirëseardhur për fëmijët, por edhe nga prindërit prezentë.