Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka takuar ndarazi kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës,Hashim Thaçin, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, si dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilët ka diskutuar lidhur me çështjet e transformimit të misionit ndërkombëtarë EULEX dhe krijimin e Gjykatës Speciale.
Takimi i Presidentesh me Thaçin dhe Mustafën ka ndodhur në mëngjes larg mediave. Kurse, Kurti pas takimit ka kërkuar që të ketë njëTribunal për Serbinë për krimet që ka bërë në Kosovë, duke thënë se Tribunali për krime lufte do të dëmtojë rënd imazhin e Kosovës.
Kurti ka thënë se nuk beson se Këshilli i Sigurimit do të marr vendim për themelimin e Tribunalit por kjo çështje sipas tij do të vendosen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Ai gjithashtu tha se është kundër zgjatjes ose një misionit tjetër të EULEX-it, duke shtuar se EULEX-i asnjëherë nuk raportoi për punën ose mospunën që ka bërë Kosova, transmeton RTK.
Presidentja Jahjaga është takuar edhe me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin, si dhe kryetarin e SLS, Sllobodan Petroviq.
Kryetari i Aleancës, Kosova e Re, BehgjetPacolli, pas takimit me presidenten Jahjaga ka thënë se është më pak e dhimbshme që Kuvendi i Kosovës të marr vendim për formimin e Tribunalit, se sa për këtë të vendos dikush tjetër.
Sipas tij, AKR-ja do të jetë konstruktive sa i përket themelimit të Tribunalit, kurse se sa i përket mandatit të EULEX-it në Kosovë, ai ka thënë se do të jetë edhe për dy vitet e ardhshme por që ende nuk dihet se a do të ketë këtë emër apo ndonjë emër tjetër.