Parlamentit të Kosovës tash e sa kohë i ka munguar komisioni i përhershëm për çështjet kushtetuese, kështu janë shprehur njohës dhe hartues të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Siç janë shprehur njohësit e kësaj çështjeje roli i komisionit kushtetues brenda kuvendit do të evitonte raste të shumta që shkojnë në Gjykatën Kushtetuese, shkruan Tribuna.
Sipas tyre neglizhenca ka qene një nder shkaqet e mos formimit të këtij komisionit, roli i të cilit do të ishte shumë domethënës.
Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se shkeljet e kushtetutës do të ishin shumë më të vogla sikur brenda parlamentit do të ekzistonte një komision i përhershëm kushtetues, i cili do të shqyrtonte paraprakisht ligjet e miratuara edhe vendimet ne pajtim me kushtetutën.