Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit e ndërprerë ditën e djeshme në mungesë të kuorumit, nuk ka mund të nis akoma as sot, pasi mungojnë opozitarët, e pozita nuk po mund ta bëjë shumicën, kuorumin për të vazhduar me punimet, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Seanca e thirrur për ora 09: 00, akoma nuk ka filluar edhe se kanë kaluar më shumë se 35 minuta, pasi kuvendarët e opozitës (LDK, AAK, Vatra. LS), nuk duken askund, e kuvendarët e pozitës (Vetëvendosje. PDK, AKR dhe KDTP), duket se nuk janë të gjithë në numër dhe se nuk po mund të sigurohet shumica.
Siç e dimë, Kuvendi komunal i Gjilanit i ka 35 anëtarë, pozita ka qenë e përbërë prej 18 anëtarëve, pra numër minimal i shumicës, e të cilën e përbënin anëtarët e Kuvendit nga Vetëvendosje (10), PDK (5), e AKR (1),KDTP (1) si dhe një prej anëtarëve që po vepronte si e pavarur në Kuvend, ndonëse para vetës me singël të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila si subjekt është përcaktuar për opozitë dhe se anëtari tjetër i këtij subjekti është opozitar, për më tepër, edhe kryetar dege i AAK-së në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.
Sidoqoftë, kjo seancë nuk po fillon akoma edhe pse disa prej kuvendarëve pozitë po vazhdojnë të qëndrojnë në ulëset e tyre, në pritje, ndërsa vlerësohet e rëndësishme për faktin se, siç ka thënë, Riad Rashit, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, buxheti komunal për vitin 2023 duhej të miratohet sot kur është edhe afati i fundit ligjor, përndryshe komuna e Gjilanit do të humb mbi 3,5 milion euro, pjesën e buxhetit të rritur për vitin 2023, ku pastaj rrezikohen shumë projekte dhe investime kapitale.
Megjithatë, po vazhdon qëndrimi në sallë i anëtarëve ët Kuvendit nga pozita me shpresë se do t’i bashkohen edhe opozitarët, së paku për ta miratuar buxhetin. A do të ndodh kjo mbetet të shihet./2LONLINE/