Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhje e katërt të rregullt. Me këtë rast është bërë edhe betimi i tre anëtarëve të rijnë të këtij Kuvendit.
Naim Pira, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, njoftoi se Zejnepe Osmani, Taibe Ibrahimi dhe Ramadan Deliu pas certifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor do të jenë anëtarë të rijnë të këtij kuvendi.
Ndonëse mbledhja kishte filluar me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunale, anëtarët e subjekteve politike Vetëvendosje dhe nga Partia Demokratike e Kosovës lëshuan mbledhjen pos një anëtari nga PDK-ja i cili vazhdoj të qëndroj në mbledhje. Largimi nga salla u bë pasi që me shumicë votash u fut një pike në rend të ditës që nuk ishte i paraparë. Megjithatë mbledhja e katërt e Kuvendit Komunal të Vitisë, kishte vazhduar pasi që pati kuorum të mjaftueshëm.
Me shumicë votash pas diskutimit janë votuar këto pika:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e rregullt e KK-Vitisë .
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e tretë e rregullt e KK-Vitisë.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen qytetar nderi ishe Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit me nr.01-410/03-71 të datës: 08.02.2018, të KKSB.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik për propozimin rregulloren mbi themelimin dhe strukturimi e asamblesë komunale të fëmijëve.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik për propozimin rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunale Miqësorë për fëmijë
Ndërkaq Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim paraqiti Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2019 për të cilën edhe u diskutua në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal të Vitisë.
Kurse jashtë rendit të ditës u votuan edhe nisma e kryetarit të Komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Komunën e Kllokotit në fushën e infrastrukturës rrugore.