Kuvendi Komunal i Kamenicës sot ka mbajtur mbledhjen e IX-të të rregullt për vitin 2019.
Në seancë përveç delegatëve i pranishëm ishte Nënkryetari i Komunës Faton Jakupi, disa nga Drejtorët e Drejtorive Komunale, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyra Ligjore dhe Zyra e Informimit.
Në rend dite ishin shtatë pika për shqyrtim:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvedit
Komunal ,
2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar ekzekutivit,
3. Shqyrtimi i draft rregullores për Tatimin në Pronën e
Paluajtshme për Vitin 2020
4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për Themelimin e Teatrit të
Qytetit të Kamenices Sh.02, Nr.36905/26.11.2019,
5. Shqyrtimi i draft-rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave
Sh.09, Nr.38513/13.12.2019,
6. Shqyrtimi i Propozim vendimit për Caktimin e Lokacionit për
Deponinë e Mbeturinave të Ngurta Sh.09,
Nr.38515/13.12.2019,
7. Të ndryshme.
Me shumicë votash u miratuan këto pika:
– Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvedit
Komunal,
– Shqyrtimi i draft-rregullores për Tatimin në Pronën e
Paluajtshme per Vitin 2020,
– Shqyrtimi i propozim-vendimit për Themelimin e Teatrit të
Qytetit të Kamenices Sh.02, Nr.36905/26.11.2019,
– Shqyrtimi i Propozim vendimit për Caktimin e Lokacionit për
Deponinë e Mbeturinave të Ngurta Sh.09,
Nr.38515/13.12.2019,
– Ndërsa nuk është miratuar pika për:
Shqyrtimin e draft-rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave Sh.09, Nr.38513/13.12.2019.
N
ënkryetari i Kamenicës, Faton Jakupi, në mbldhje u është përgjigjur pyetjeve të asambleistëve drejtuar ekzekutivit.