Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e -I- të rregullt.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, asambleistët, Drejtorët e Drejtorive Komunale, media dhe OJQ.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e 12-të e Kuvendit Komunal.
2. Pyetje legjislativit drejtuar ekzekutivit.
3.Propozim-Vendim për miratim të dhënies së pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë për kompaninë “ISO RUBI”SH.P.K , me procedurë të negocimit të ofertës.
4.Propozim-Vendim për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale (lokali ish ”Shtëpia e Vjetër e Komunës”).
5.Propozim-Vendim për shfuqizim të vendimit nr.6569 i datës:04.03.2020.
6.Raporti i Kryetarit të Komunës për 6-të mujorin e dytë të punës për vitin 2023.
7.Informatë për Raportin e Njësisë së Auditimit të Brendshëm dhe planin e veprimit të Komunës së Kamenicës për vitin 2023.
8.Informatë për Raportin e Përformancës Komunale për vitin 2022.
9.Shqyrtimi i Raportit tremujor financar Tetor-Dhjetor 2023.
10.Informatë për aktivitetin e KKSB-së për vitin 2023.
11.Shqyrtimi i Planit lokal të veprimit për barazinë gjinore 2024-2026.
12. Propozim-Vendim për furnizim të fermerëve me mekanizëm bujqësor.
13.Të ndryshme.
Pika shtesë:
1. Propozim-vendimi për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës-lokal ish “Shtëpia e vjetër e komunës”
2. Kërkesë për mbështetje financiare në lëmin e shëndetësisë
3. Kërkesë për mbështetje në lëmin e shëndetësisë.
Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi, të githa pikat janë shqyrtuar dhe miratuar nga asambleistët, me shumicë votash. /2LONLINE/