Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Albert Sermaxhaj, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, delegatët, disa nga Drejtorët e Drejtorive Komunale, Shërbimi Profesional i Kuvendit, OJQ-të si dhe mediat lokale.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal Sh.01, Nr.26231,dt:06.11.2020.
2. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit,
3. Shqyrtimi i Draft Buxhetit 2021-2023, Sh.02,Nr.20508/17.09.2020,
4. Propozim-Vendim për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2021, Sh.02, Nr.27659, dt:23.11.2020,
5. Propozim-Vendim për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit me numër , Sh.01,Nr.27659,dt:23.11.2020,
6. Të ndryshme.
Pas hapjes së senacës u bënë edhe këto propozime që të hyn në rend dite:
1. Delegati nga VV, Afrim Dervishi propozoi Plotësim ndryshimin e vendimit për përbërjen e KPF-së, ashtu që në vend të Bajram Mavriqi, anëtar i KPF-së të jetë Afrim Dervishi.
2. Delegati, Besnik Rrudhani nga LDK, propozoi që qytetarët e prekur nga COVID-19 të lirohen nga pagesat në spitale gjatë pranimit të shërbimit mjekësor.
3. Delegati, Flamur Spahiu nga PDK, propozoi që të gjithë qytetarët e komunës tonë të prekur nga COVID-19 të subvencionohen me nga 50 euro sipas mundësive buxhetore, ky propozim u miratua unanimisht nga delegatët pjesëmarrës.
4. Gjithashtu edhe Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati propozoi Propozim-Vendim për Shpallje të interest të përgjithshëm për shpronësim të paluajtshmërisë e cila do të preket me rastin e hapjes-ndërtimit të rrugës në Koretin.
Të gjitha këto pika u votuan unanimisht nga delegatët pjesëmarrës përpos Shqyrtimi i Draft Buxhetit 2021-2023, Sh.02,Nr.20508/17.09.2020.