(2L ONLINE) – Kuvendi komunal I Kamenicës në seancën e radhës, pos pikave të parapara për rend të punës, iu shtuan edhe dy pika për shqyrtim, edhe pse nuk kishin shqyrtuar në KPF: Rishikimi i buxhetit komunal, dhe raporti i komisionit për emërimin e rrugëve shesheve në lagje urbane e vendbanime.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bajram Dërrmaku, në arsyetimin e tij ka thënë se ato propozime i ka marr me vonesë, dhe se sipas tij është afati i fundit për shqyrtim. Megjithëse pati reagime nga, opozita dhe përfaqësuesi i komuniteteve, për mungesë të pranimit materialeve me kohë që e ka pamundësuar përgatitjen e këshilltarëve për këto pika. Kryesuesi i arsyetoi për shkak të rëndësisë dhe kohës domosdo duhet të debatohen.
Me 15 vota pro 1 kundër dhe 5 abstenime u aprovua rendi i punës edhe me këto pika shtesë. Pika që pati debatime të shumta ishte raporti gjashtë mujor i punës së kryetarit, ku ishin përfshi edhe raportet e drejtorive komunale. Këshilltarët opozitar e kritikuan raportin, e pozita duke e vlerësuar lartë. Duke u marr me raportin e kryetarit, fare nuk u debatua për raportin e drejtorive komunale.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani, në fjalën e ti tha se raporti i njëjtë është paraqitë edhe në debatin publik para qytetarëve i cili u mbajt para ca ditësh. Pas përgjigjeve për secilën vërejtje, nga opozita kërkoi propozime , ide jo të vetëm kundërshtime. Sinani ,në fund i falënderoi të gjithë diskutuesit edhe ata që kishin shpreh mospajtime, duke shtuar se u zhvillua një debat demokratik.
Në ketë seancë u raportua edhe për situatën ekonomiko financiare dhe zbatimi i planeve investuese të komunës për periudhën janar- qershor 2014. Kuvendi i shqyrtoi edhe tri kërkesa që kërkon lejimin mjeteve financiare nga komuna :Shoqëria kulturo artistike “ Albana “ 5.070 euro, për instrumente dhe veshmbathje kombëtare, Grupi i Grave të Kamenicës për projektin “ Fuqizimi i grave në politikë”, mjete në vlerë 4.850 ,00 euro,nga kodi i buxhetor i GGK-së, si dhe kërkesa për lejimin e kompensimit të punës të komisionit Kuvendit për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim me qira.
Të gjitha këto u miratuan nga kuvendarët. Për pikën e fundit të miratuar u tha, nëse ka mundësi buxhetore do të paguhen mëditjet e takimeve. Pikat e shtuar në Kuvend ishin rishikimi i buxhetit dhe emërtimi i rrugëve në fshatra lagjet urbane dhe vendbanime . Te rishikimi i buxhetit komunal, zyrtari i lartë financiar Naser Hashani, dha sqarime e për modifikimin modifikimin e buxhetit komunal, po ashtu u përgjigj, se ku ka rritje të shpenzimeve të buxhetit, që ishte kërkesë e një këshilltari komunal , por tregoi se ku ka zvogëlime të shpenzimeve buxhetore.
Lidhur me emërtimi i rrugëve në fshatra lagjet urbane dhe vendbanim, kuvendarët e kundërshtuan , për shumë arsye, për mungesën e një koordinimi më të mirë të komisionit me këshillat e fshatrave, mungesën e materialeve për gjithë delegatët etj.
Gjatë diskutimit të kësaj pike e lëshuan seancën këshilltarët e LDK-së, këshilltari i “Vetëvendosjes”, por pati vërejtje edhe nga ana disa këshilltarë të pozitës . Me gjithë arsyetimin e anëtarëve të komisionit që duhet miratohet kjo pikë se koha e dorëzimit të materialeve ka kaluar, kryesuesi e shtyri pikën për seancën tjetër /2L ONLINE/