(2L ONLINE) – Në kuadër të projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit” , te financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës (SHBA) , OJQ-ja “NOPM” ka organizuar punëtorinë një ditore me temën “ Rëndësia e formimit te komiteteve konsultative”. Pjesëmarrës ne këtë punëtori kane qenë Kryesuesi i Kuvendit, Administrata komunale, pjesëtarët e shoqërisë civile dhe media lokale .
Sherafedin Vranja përfaqësuesi i OJQ-së, ka informuar pjesëmarrësit me qëllimin dhe rendësin e këtij projekti e ne veçanti , rolin si dhe promovimin e punës të komiteteve konsultative, përgatitjen e planeve te punës se këtyre komiteteve.
Kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku, ka thënë se Kuvendi Komunal ka marrë vendim për themelimin e tri komiteteve konsultative, deri me tani i kemi kryer obligimet lidhur me formimin e komiteteve konsultative , ne kemi formuar panelin intervistues , dhe kemi përgatite konkursin te cilit do ta shpallim ne fillim te javës se ardhshme , përveç këtyre kemi siguruar mjete buxhetore lidhur me pagesën e anëtarëve qe do te përzgjidhen , ka bërë te ditur Kryesuesi Dërmaku.
Ne këtë tryezë është diskutuar për qeverisjen sa ma te mire ne nivel lokal si dhe rolin dhe përgjegjësit e komiteteve konsultative ne përmirësimin e qeverisjes komunale dhe angazhimin e përfaqësuesve te shoqërisë civile ne këto komitete.
Vlerësimi i përgjithshëm i pjesëmarrësve ishte se pjesëmarrja e qytetarëve, shoqërisë civile dhe ekspertë në fusha të ndryshme në komisione konsultative do të lehtësojë punën e kuvendit dhe ekzekutivit ku konsultime të mëtejshme do të zhvillohet me grupet parlamentare komunale dhe presin mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare.
Po në këtë tryeze është diskutuar për përbërjen , roli, funksionimi dhe procedurat e zgjedhjes se anëtarëve te komiteteve konsultative. Ne fund të tryezës dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta siç janë: Shpallja e konkursit për komitetet konsultative,uljen e kritereve te konkurrimit për anëtarët,alkimi dhe sigurimi i mjeteve buxhetore për komitetet konsultative,përfshirja e grave dhe komuniteteve jo-shumicë ne komitete,konstituimi sa ma i shpejte i komiteteve si dhe përgatitja e planit te punës për vitin 2015.
Këtë projekte e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës(SHBA), Programi i Granteve të Vogla te Komisionit për Demokraci /2L ONLINE/