Kuvendi i Vitisë mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Vitisë mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Është mbajtur sot mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë , ku janë shqyrtuar dhe aprovuar një varg pikash të rendit të ditës.

Ndonëse ishin mbajtur dy seanca të jashtëzakonshme gjatë këtyre dy muajve për shkak të pandemisë Covid 19, mbledhja e sotme ishte e rregullt, por që u mbajt konform masave të parapara nga IKSHP-ja.

Në pjesën e parë të Kuvendit, janë parashtruar një sërë kërkesash dhe vërejtjesh nga ana e këshilltarëve, për të cilat kanë dhënë sqarime dhe janë përgjigjur drejtorët e drejtorive dhe zyrave komunale.

Ndër pikat e parapara për këtë seancë, ishte dhënia e pasqyrave financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2020, të cilat i prezantoi drejtori i Ekonomisë dhe Financave Ibrahim Rama. Kurse këshilltarët komunal kanë miratuar propozim vendimin e draft strategjisë komunale kundër dhunës në familje për vitin 2020-2023, si dhe planin e veprimit.

Janë aprovuar edhe draft rregullorja për transparencë në Komunën e Vitisë, me kërkesën e MAPL-së, propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të planit komunal i menaxhimit të mbeturinave, propozim vendimin për shpalljen në diskutim publik të rregullores për menaxhimin e mbeturinave, propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të planit komunal i veprimit për Eficiencë të Energjisë ( PKVEE) 2019-2021.

Gjithashtu, janë miratuar plani i punës së komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2020, raporti i punës për vitin 2019, si dhe plani i punës se komitetit për Arsim, Kultur, Rini dhe Sport për vitin 2020

KOMENTE