DYLON

Ismajli: Komuna do t’u gjendet përherë pranë fermerëve

Ismajli: Komuna do t’u gjendet përherë pranë fermerëve
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka vizituar fermerin Brahim Hyseni, nga Velekinca e Gjilanit të cilin e ka përgëzuar për punën që po e bënë bashkë me familjen e tij, në mbajtjen e mbi 20 krerë lopë, në angazhimin e tyre për ta organizuar dhe rritur fermën e tyre, për çka ai tha se fermerët e përkushtuar do ta kenë përkrahjen e institucioneve, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ismajli u shpreh se është kënaqësi të takosh një familje të mirëorganizuar e punëtore, e cila mbi vete bartë përgjegjësi dhe nevojë, në mbajtjen e mbi 20 krerë lopësh. Dikur filluan me 5 krerë, por me punë dhe përgjegjësi, arritën ta zgjerojnë biznesin e tyre familjar, për t’u angazhuar në mbajtjen e mirëqenies së familjes së tyre.

“Ky fermer është Brahim Hyseni, nga Velekinca e Gjilanit. E gjithë familja e tij, është një familje e përgatitur në mënyrë profesionale, dhe, të gjithë janë orientuar në fillimin e rritjen e fermës së tyre. Ne, si komunë, ju kemi ndihmuar kohë pas kohe, sipas mundësive tona, këtij fermeri, dhe, të gjithë fermerëve tjerë, pasi që, konsiderojmë se kjo natyrë e punës, është e vetmja mundësi aktuale, për mbajtjen gjallë të familjes, e të ekonomisë së vendit”, ka thënë nënkryetari Ismajli, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Sipas tij, Gjedhëtaria është disiplina e rëndësishme e ekonomisë së një familje, nga e cila, blegtorët tanë, formësojnë gjendjen e tyre financiare, dhe, zhvillohen gradualisht, siç është rasti i Brahim Hysenit.

“E falënderoj Brahim Hysenin, për përkushtimin e tij të thellë, në investimin e fermës së tij, ku së bashku me familjen e tij, po arrijnë të ndërtojnë hapa të plotësimit dhe ndërtimit të mirëqenies së tyre”, ka thënë Ismajli për të shtuar se ky fermer është është vlerë e shtuar për vetë shtetin dhe se, çdo subvencion i ardhur për ta, do të kthehet në dobi të përmirësimit të ekonomisë së vendit tonë.

“Ndjekja e rrugës së Brahim Hysenit, i cili arriti nga zeroja, të ndërtojë atë që sot po e prezantojmë, është fuqia më e mirë e orientimit të një familje të tërë, e cila i ka fillet e ndërtimit në vetë-menaxhim dhe vetë-organizim të mirëfilltë familjar”, ka thënë nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.