Rastet e fundit të dhunës në shkolla, kanë bërë që Kuvendi i Kosovës ta ketë temë debati sigurinë në shkolla, në seancën e së enjtës.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se janë të anagzhuar që të formojnë mekanizma që parandalojnë dhunën në shkolla, por u beht thirrje të gjitha palëve që kjo dukuri mos të neglizhohet, por si prindërit ashtu edhe mësimdhënësit të punojnë më shumë me nxënës me qëllim të parandalimit të dhunës në shkolla, transmeton RTK.
Fillimi i vitit 2014 ka shënuar disa raste të dhunës nëpër shkolla, që përfunduan me fatalitet. Për këtë arsye Ministria e Arsimit dhe Policia e Kosovës në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe Këshillin e prindërve po bëjnë përpjekje që kjo dukuri të mos përsëritet…