uvendi i Republikës së Kosovës, në seancën plenare, të drejtuar nga Glauk Konjufca, kryetar, ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin nr. 08/L-067 për Inspektimet.
Fillimisht, Konjufca ka bërë me dije se ky projektligj ka kaluar, dhe është miratuar në të gjitha komisionet e përhershme.
Më pas, këtë projektligj e ka paraqitur dhe arsyetuar zëvendëskryetarja e parë e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Jeta Statovci.
Ajo, ka thënë se qëllimi i këtij projektligji, është që të përcaktojë parimet e inspektimit, rregullat për organizimin e organeve inspektuese në kompetencë të administratës shtetërore dhe komunave, si dhe rregullat për koordinimin e veprimtarive të inspektimit, dhe procedurën e inspektimit.
Statovci, po ashtu, ka thënë se miratimi i këtij projektligji është i nevojshëm për krijimin e një kornize ligjore të unifikuar për koordinimin e inspektimeve, organizimin e autoriteteve inspektuese brenda administratës shtetërore, si dhe unifikimin e procedurave të inspektimit për aq sa është e mundur.
Hartimi dhe aprovimi i një ligji unik për inspektime, sipas saj, është praktikë e zakonshme në shumë shtete të ndryshme.
“Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, në bazë të vendimit të Kuvendit, numër 154, të datës 17 dhjetor 2021, e shqyrtoi Projektligjin nr. 08/L-067 për Inspektime, me shmagie nga afatet e parapara në lexim të dytë, ku hartoi dhe miratoi 29 amendamente”, ka thënë Statovci, duke ju bërë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë projektligj.
Në vazhdim, deputetët kanë miratuar një nga një 29 amendamentet e këtij projektligji. Kurse, më pas, me 67 vota për, 10 kundër, dhe asnjë apstenim e kanë miratuar këtë projektligj në tërësi së bashku me amendamentet e votuara. /2LONLINE/