Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila dënon ashpër agresionin e Rusisë në Ukrainë. Në favor të kësaj rezolute kanë votuar 94 deputetë dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Lista Serbe e ka lëshuar sallën para votimit.
Teksti i plotë i Rezolutës:
Nisur nga gjendja e krijuar në Ukrainë, ku kontinenti evropian po përballet me situatë të paprecedentë që nga Lufta e Dytë Botërore;
Duke e pasur parasysh se sulmi i Federatës Ruse ndaj Ukrainës është kërcënim për sigurinë e illuminës dhe popullit të saj, por dhe kërcënim ndaj vlerave demokratike, sigurisë në Evropë dhe pagës në botë;
Duke njohur vuajtjet e sakrificat e luftës, i japim mbështetje të plotë popullit të Ukrainës, institucioneve demokratike, të cilët po mbrojnë atdheun, paqen e lirinë si vlera universale, duke luftuar e duke u mbrojtur nga sulmi pushtues i Federatës Ruse, i nisur me 24 shkurt 2022 dhe i paraprirë me aneksimin e dhunshëm dhe arbitrar të Krimesë dhe rajoneve te Donbaskut prej vitit 2014;
Duke ritheksuar shqetësimin e lartë për ndikimin dhe ndërhyrjen e Federatës Ruse në vendet e Ballkanit perëndimor përmes Serbisë, Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë dhe manifestimet e saj obstruksioniste si përpjekja e dështuar për grushtin e shtetit në Mal të Zi, përpjekjet e ngjashme në Maqedoninë e Veriut, deri tek përfshirja e ambasadorit te Federatës Ruse si kërcënim i bashkrenduar me Presidentin e Serbisë në inspektimin ushtarak të Forcave Serbe në kufirin me Kosovën gjatë shtatorit 2021;
Duke theksuar se çështja e Kosovës në Jugosllavi dhe ndërhyrja humanitare e NATO-s në Kosovë për të ndalur aparatin shtetëror të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë nuk ka asnjë ngjashmëri me Ukrainën e sotme dhe institucionet e saj legjitime. Ndërhyrja humanitare e NATO-s kishte për qëllim ndalimin e spastrimit etnik të Kosovës dhe shpëtimin nga gjenocidi i shkaktuar nga agresioni i Serbisë, që dëboi 1 milion shqiptarë, vrau mbi 12.000 civilë, në mesin e tyre mbi 1300 fëmijë, kreu më shumë se 400 masakra, dhunoi rreth 20.000 gra dhe vajza, dogji qindra mijëra shtëpi, shkatërroi pasurinë, monumentet kulturore, fetare e historike, si dhe plaçkiti artefaktet. Kur Aleanca më e madhe e shteteve e prirë nga NATO ndërhyri në Kosovë në vitin 1999, ajo e bëri këtë pas dekadave to diskriminimit e shtypjes të drejtuara nga Serbia, dhunës sistematike dhe spastrimit etnik të vazhdueshëm.
Rruga e Kosovës drejt pavarësisë u çel pas viteve të spastrimit etnik, burgosjeve e vrasjeve mbi baza etnike dhe abuzimeve masive të të drejtave të njeriut. Ndërsa ligjshmëria dhe legjitimimi ndërkombëtar i pavarësisë së Kosovës i shpallur më 17 shkurt 2008 është vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me vendimin e marrë në vitin 2010. Kuvendi i Kosovës kujton se shteti i Serbisë asnjëherë nuk është distancuar nga krimet dhe gjenocidi në Kosovë, si dhe ende heziton të nxjerrë para drejtësisë kriminelët e luftës. Në vend se Serbia të ishte e dënuar, sot Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padrejtësisht. Duke manë parasysh vullnetin e fortë të popullit të Kosovës dhe konsensusin politik e shoqëror për integrim euro-atlantik të Kosovës; Në funksion të ruajtjes së pagës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor; Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 të Kushtetutës së Kosovës, dhe nenit 6, paragrafi 1, to Rregullores të Kuvendit, me propozimin e grupeve parlamentare nënshkruese, miraton këtë:
REZOLUTË
Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme agresionin dhe invazionin e paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës si dhe përfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion.
Kuvendi i Republikës së Kosovës renditet krahas aleatëve perëndimorë në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe kundërshton fuqishëm qasjen dhe sjelljen pak vendeve të rreshtuara krah agresionit dhe terrorit Rus ndaj Ukrainës, nisur nga fqinji jonë verior Serbia.
Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështet popullin dhe institucionet e Ukrainës, si dhe dënon vrasjet e civilëve dhe fëmijëve. Gjithashtu përshëndet fillimin e hetimeve nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufle dhe mbështet dërgimin e rastit nga Ukraina në Gjykatën Ndërkombëtarë të Drejtësisë.
Kuvendi i Kosovës mbështet vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe politike nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj Federatës Ruse, në linjë me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe të gjitha vendet demokratike.
Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës që, krahas gatishmërisë për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas, t’i koordinojë të gjitha veprimet e mëtutjeshme me partnerët ndërkombëtar, si dhe të shpreh gatishmërinë për strehimin eventual të deri 5000 (pesë mijë) refugjatëve nga Ukraina.
Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës që, të ndaj një fond të veçantë për ndihmë ndaj popullit ukrainas, sipas koordinimit ndërmjet të dy qeverive respektive, Kosovë — Ukrainë.