Me kërkesë të kryesueses, Shpresë Kurteshi – Emini, Kuvendi Komunal i Gjilanit në seancën e sotme ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
“Shqipëria është goditur mëngjesin e sotëm nga një katastrofë natyrore, nga një termet, i cili përveç që ka shkaktuar dëme të mëdha, fatëkeqësisht ka shkaktuar edhe viktima. Në emër të Kuvendit Komunal u shprehim ngushëllime familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre e të lënduarëve u dëshirojmë shërim dhe përmirësim të shpejtë. Bashkëndejmë dhimbjen me të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka thënë Kurteshi – Emini, transmeton 2LONLINE.com.
Drejtoria për Kulturë, Rin ie Sport, i ka anuluar të gjitha aktivitetet e patrsapara për sot në kuadër të programit për shënimin e Festës së 28 Nëntorit.
Përndryshe, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, deri më tani ka konfirmuar 13 viktima, pas tërmetit në mëngjesin e sotëm me epiqendër në Durrës. Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitutë 6.4, ndërsa me dhjetëra tërmete të tjera e kanë pasuar me magnitutë deri në 5.4, raportojnë mediat në Shqipëri