Kuvendarët e Gjilanit të cilët ia kishin mësyrë sot sallës ku mbahen seancat janë “befasuar” kur në hyrje janë ballafaquar me dy grupime protestuesish.
Njëri grup i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët përmes një performance kanë shprehur pakënaqësinë dhe kundërshtimin e tyre që ka të bëjë me disa çështja që ndërlidhen me emërtimet e rrugëve dhe shesheve, të lëvizjes së shtatorës së dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe për përcaktimin e hapësirave për vendosjen e shtatoreve ose busteve , duke kërkuar të mos aprovohen pasi po bëhen pa kritere pa konsensus, për shkak të komisioneve kompetente…
Po ashtu para sallës së kuvendit ishin mbledhur edhe punëtorët e Ecohigjienës, që ishin larguar nga puna, sipas tyre pa të drejtë nga partneri austriak i kësaj kompanie, që funksionon me partneritetin publiko privat.
Portali 2LONLINE, do të sjellë informacione të veçanta për të dyja këto tubime ku janë shprehur pakënaqësi para Kuvendit dhe kuvendarëve.