Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, anëtarët e Kuvendit Komunal të Gjilanit në një seancë solemne kanë shpallur “Qytetar Nderi” i Gjilanit, ish ambasadorin William G. Walker, 30 nga 35 anëtarët e Kuvendit, sa ishin prezentë në seancën solemne kanë votuar për të shpallur ish ambasadorin Walker Qytetar Nderi” i Gjilanit me motivacionin “Për kontributi ne tij madhor në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë, në informimin e botës mbi pasojat e tmerrshme të konfliktit në vend”.
Përndryshe, kuvendarët po presin tani ardhjen e ish ambasadorit Walker për t’ia dorëzuar këtë çmim.