Mungesa e perspektivës së të rinjve Gjilanas dhe aftësimi i tyre profesional në harmoni me nevojat e tregut mbetet një prej shqetësimeve kryesore të mija.
Hapja e një qendre e ekselencës teknologjike që merret me trajnimin, hulumtimin dhe certifikimin digjital ndërlidhet ngushtë me nevojat aktuale konkuruese vendore dhe ndërkombëtare.
Hapja e një qendre të tillë në qytetin e Gjilanit mundëson aftësimin dhe përgatitjen profesionale të të rinjve dhe inkuadrimin e tyre të lehtë në tregun e punës. Përveç tjerash, hapja e një qendre të tillë i mundëson të rinjve ta kohezionojnë nivelin e tyre profesional me nivelin e të rinjve në vendet e BE-së.
Kjo qendër teknologjike do të jetë një HUB rajonal sa i përket teknologjive të specializuara, e cila do të shërbej gjithashtu për të rinjtë nga lugina e Preshevës dhe Kumanova të cilat gjenden gjeografikisht afër komunës së Gjilanit.
Marrëveshje për bashkëpunim dhe shkëmbime të përvojave me qendrat të tjera në vendet e BE-së do të jetë një prej fokuseve kryesore të qendrës tonë të ekselencës teknologjike.
VOTO 121
VOTO 05