DYLON

Haziri takohet me pronarët e autoshkollave, zotohet për krijim të mundësive më të mira të operimit

Haziri takohet me pronarët e autoshkollave, zotohet për krijim të mundësive më të mira të operimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar takim me pronarët e autoshkollave, para të cilëve është zotuar për krijim të mundësive më të mira për operim të suksesshëm.

Kryetari Haziri i ka përgëzuar për sukseset, derisa konfirmoi bashkëpunimin me ta lidhur mbështetjen profesionale për shenjëzim hornizontal dhe vertikal.

EkoHigjiena

“Sot zhvillova takim të rëndësishëm me pronarët e autoshkollave për krijimin e mundësive më të mira të operimit të suksesshëm. Zotohem për bashkëpunimin lidhur me ekzaminimin dhe mbështetjen profesionale për shenjëzim horizontal dhe vertikal, sikurse ofrimin e kushteve profesionale dhe teknike për autoshkollat që operojnë në territor të komunës sonë. Falëmnderit të gjithëve për këtë takim të mirë e përmbajtësor për të mirën e përgjithshme”, ka thënë kryetari Haziri.

Në emër të pronarëve të autoshkollave ka folur Xhylije Ibrahimi, e cila ka falënderuar kryetarin Haziri për takimin dhe ofrimin e bashkëpunimit kryesisht lidhur me projektet e shenjëzimit horizontal dhe vertikal.

 #LDKGjilan #LDK160

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.