“Reshje të shiut ka pasur sot në Gjilan, por nuk janë evidentuar dëme materiale.Ekipet përkatëse kanë dalë në terren për të parë gjendjen e cila është stabile”, kanë thënë drejtues të Drejtorisë për Shërbime Publike të Komunës së Gjilanit.
Kushtrim Ibrahimi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim në Komunën e Gjilanit, tha se pas reshjeve të shiut në komunën e Gjilanit, dolën në terren për të parë nga afër gjendjen aktuale të rrugëve dhe pjesët tjera të qytetit, ku gjendja është stabile dhe nuk ka dëme të theksuara të evidentuara.
“Gjithsesi ekipet tona të emergjencave janë në dispozicion për të intervenuar aty ku është e nevojshme”, tha drejtori Ibrahimi. /2LONLINE/