Shkruan: Sami ARIFI
Sebia dhe Greqia harrojnë të kaluarën e tyre kriminale që bënë ndaj popullit shqiptar, madje, edhe tani kërkojnë krijimin e të ashtquajturit “Asociacionin e Komunave” serbe në Kosovë dhe greke në Shqipëri… Këtë po e ndihmonë një pjesë mjaft e madhe e opozitës në Kosovën dhe e pozitës në Shqipëri…
-Serbia po mbanë peng RK-së përmes të ashtquajturit “Asociacion i Komunave” serbe në Kosovë duke u munduar që shtetin tonë ta bëj jo funksional dhe së fundi ta gllabëroj pjesën veriore të Kosovës, mjerisht lakmitë për pushtet të një pjese mjaftë të madhe të opozitës në Kuvendin e Kosovës, me apo pa vetëdije, po ia ndihmojnë projektin famkeq Serbisë për “Asociaconin” në vendin tonë…
-Kryeministri i Greqisë, Mitsotakis, zyrtarizon “Asociacionin e Komunave” greke në Shqipëri fare pa përfillur protokolet zyrtare kushtetuese të Shqipërisë, ai viziton Himarën pa përfillur sovranitetin e Shqipërisë, ai duke vizituar dhe zhvilluar turne zyrtare në tre komunat greke, duke përfshirë në hartën diplomatike të qeverisë greke edhe Himarën në emër të “Asociacionit të Komunave” greke në Shqipëri në këtë mënyrë Greqia gllabëron pjesë-pjesë territorin shqiptar, pra, atë që nuk mundi ta realizoj përmes Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 po e realizon gradualisht sot duke e gjetur të fjetur qeverinë e Shqipërisë…
-Presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për lëvizje të lirë në pjesën veriore të Kosovës po kërkon të pyetët Serbia se kush, dhe kur, duhet të lëvizinë, apo si dhe kur, duhet punojnë shqiptarët në trojet e veta, në atdheun e tyre.
-Vuçiqi duke harruar se deri ku ishte vendi i shqiptarëve, duhet t’i përkujtohet atij (Aleksandër Vuçiqit) nga institucionet tona se si u shpërngulën nëpër kohë shqiptarët në mënyrën më barbare nga trojet e tyre prej Serbisë të ndihmuar edhe nga Rusia. Në vitin 1877 nga qytetet pothuajse me shumicë, të cilat ishin, të banuara me shqiptarë; Nishi, Leskovci, Vranja, Prokupla, Kurshumlia e tjera, pra, në dhjetor dhe janar të vitit 1877 gjetën vdekjen në mënyrat më mizore më se 35 mijë shqiptarë dhe u shpërngulën nga vatrat e tyre autoktone më se 160 mijë shqiptarë.
-Dëshmit për gjenocidin serbo-grek kundër shqiptarëve në trojet e tyre etnike, autoktone argumentohet përmes kronikanëve të kohës si; Edith Durham, Leo Freundlich, Leon Trockit, Hermenling Ëagner, Milan von Sufflay si dhe përmes argjipeshkvit shqiptar katolik të Shkupit, Lazër Mjeda e shumë të tjerëve. Të dhënat dëshmojnë se, kur Shqipëria shpalli pavarësinë kishte 700.000 banorë, ndërsa nga gjenocidi serbo-malazez e grek u zhdukën fizikisht më se 500.000 (gjysëm milioni) shqiptarë…
-Edhe Greqia pas marrëveshjes greko-turke në janar të vitit 1923 në Lozanë të Zvicrës, në mënyrë të detyrueshme u shkëmbyen më se 500.000 vetë, me shumicë shqiptarë myslimanë nga Greqia për në Turqi, por, që pati shkëmbim edhe nga Turqia për në Greqi, përveç grekëve, edhe shqiptarë ortodoksë.
-Shqiptarë myslimanë të Epirit të Maqedonisë që u detyruan të merrnin rrugën për në Turqi, ata ishin më se 384.000, ndërsa nga Turqia për në Greqi ishin më se 150.000 grekë, ku në mesin e tyre kishte edhe një numër shqiptarësh ortodoksë, ku të gjithë shqiptarët ortodoksë të qytezës së Ibrik-Tepesë (Ibrik-Tepe qytezë ku lindi dhe u rritë Fan S. Noli në Turqi) u hodhën në anën perëndimore të lumit Marica, që shënonte kufirin ndërmjet Turqisë dhe Greqisë. Qeveria greke dha urdhër që pjesa dërmuese e këtyre shqiptarëve ortodoksë të vendosen në një rajon moçalik dhe malerik të Maqedonisë.
-Politika greke kishte për qëllim të helenizonte shqiptarët ortodoksë nëpërmjet shkollave dhe posaçërisht nëpërmjet kishave të tyre dhe të aneksonte Shqipërinë e Jugut aty ku dominonte elementi ortodoks. (Noli Vepra. 5.fq, 109.)… /2LONLINE/