/Sami ARIFI/
Vendi ku sot banojnë Shqiptarët, por jo vetëm shqiptarët po edhe shumë e shumë të tjerë, ka filluar të popullohet me njerëzit qysh në epokat e hershme të shfaqjes së njerëzimit (epoka e gurit), që shkon në 1.5 milion vjet më parë e deri te 10.000 vjet para lindjes së Krishtit (p.l.K.). Teori e argumentuar dhe e qëndrueshme, bindëse është ajo që i sheh ilirët si autokton në Ballkanin Perëndimor. Pra, kjo do të thotë që ilirët formuan kulturën, gjuhën dhe tiparet antropologjike në vendet e tyre. Kur ishin ilirët në këto troje?! argumentohet përmes zbulimeve arkeologjike në shumë qendra vendbanime e varreza ku shtriheshin ata.
Formimi i etnosit ilir përbën një proces të gjatë shumëshekullor i cili fillimin e ka në periudhën e bronzit në mesin (e viteve 1800-1500 p.l.K.), dhe vazhdon deri në periudhën e hershme (1100-500 p.l.K.), kur ky proces i formimit etnik përfundon plotësisht. Trevat ku shtrihej popullsia ilire ishin mjaft të gjëra, ata banonin në gjithë pjesën perendimore të Gadishullit Ballkanik, që nga degët e Danubit, lumenjve Sava e Drava, në veri, e deri te gjiri i Ambrakisë (Prevezës) në jug, kurse në lindje banonin edhe në Maqedoninë Perëndimore. Grupe të ndryshme ilirësh ishin të vendosur edhe në Italinë e Jugut; ato ishin fiset mesape dhe japige. Pra, mund të themi se ilirët me kulturën gjuhën dhe tiparet antropologjike ishin që nga mijëvjeçar i tretë (tre mijë vjet p.l.K.).
Ndërsa grekët ishin ardhur nga Azia e Mesme, që nga atje ishin bërë fqinjë me ilirët, në mijëvjeçarin e dytë (dy mijë vjet p.l.K.), do të thotë një mijë vjet pas formimit kulturor gjuhësor dhe tipareve antropologjike të ilirëve. Pra, fjala ilir rrjedh nga fjala i lirë, për të jetuar, pra, edhe për fqinjë të ardhur grek, sikurse fenomeni i më vonshëm për shkencëtarët nga Evropa që kërcënoheshin me denoncime deri me vdekje, në emër të ligjeve të konfesioneve (të klerit kishtar), për të vepruar në zbulimet e ligjeve të natyrës, për të qenë të lirë (ilir) emigruan për në ShBA.
Kultura ilire kishte lënë gjurmët shumë të hershme në rregullimin e rendit shoqëror dhe në emërtimin e qyteteve në bazë të emrit të tyre. Emri i Kostandinopojës (Stambollit të sotëm), Ishte nga Konstandini i Madh me prejardhje ilire (Ilir), nga qyteti i Nisit (që sot quhet nga serbo-sllavët Nish), pastaj Justiniani e shumë të tjerë.
Falsifikimet sllavo-greke dhe të tjerëve s’pushuan që nga ajo kohë e gjerë më tani. Serbët shkruan një mori librash për ta falsifikuar këtë temë në lidhje me simbolet, gjuhën dhe heronjtë kombëtar shqiptar, duke propaganduar në opinionin ndërkombëtar se shqiptarët ishin krijesa primitive. Pra, përgjigjja e tyre zyrtare në opinion ndërkombëtar ishte se s’ka pakica kombëtare në Kosovë dhe në Maqedoni. Përgjigjja ishte se ata (serbët) nuk i konsideronin shqipfolësit e shqipes shqiptar në kuptimin etnik, por ata (serbët) thoshin tezën “arrnautashe”, ashtu siç ishte përhapur nga Millojeviqi dhe nga Gropçeviqi në fund të shek. XIX, që ishte ngulitur në ideologjinë zyrtare, para se gjithash të Mbretërisë Serbe, e pastaj edhe të Mbretërisë Jugosllave. Serbët shkruan një mori librash për ta falsifikuar çështjen shqiptare, ku ndër ta ishte edhe Vllada Gjorgjeviqi, ish kryetar i këshillit të ministrave të Serbisë (kishte shkruar në librin e tij , V. Djordeviç, Les Albanias, fq. 8-9; për bishtat e shqiptarëve dhe për Skenderbeg në fq. 60; se ishte serb, e jo arbëror, apo më vonë shqiptar).
Ai theksonte se tani s’ka shqiptar të vërtetë, pos një pakice shumë të vogël të disa fiseve në zona të larta të Malësisë, ndërsa vet Skënderbeu kishte qenë serb. Ai pretendonte me gjithë seriozitetin e tij se “shqiptarët, fenikasit dhe jevgjit” kishin pasur bishta si majmunët. Pra, ata mohonin gjuhën, simbolet, herojtë kombëtar dhe së fundi edhe ekzistencën fizike të shqiptarëve, pra, krejt këjo bëhej për t’iu marrë hapësirën territoriale të tyre.
Prandaj, edhe tani disa grupe shumë të vogla individësh por mjaft të zëshëm, me apo pa vetëdije, po e bëjnë një gjë të tillë në ndërtimin e mësonjëtoreve, e sidomos faltoreve shqiptare myslimane, në minaret tona që janë kulturë trashëguese e popullit tonë, vendosen simbole kombëtare të huaja si ato turke, arabe e tjera. Si dhe lutjet ndaj perëndisë bëhen në gjuhë të huaj që se kupton populli, prandaj edhe nuk e ndjen shpirtërisht, nga se shpirtërisht ndjehet vetëm gjuha e nënës te Perëndia.
Shikoni simbolet kombëtare të shteteve islamike, në majat e minareve të tyre janë të vendosur flamujt shtetëror si; Irakut, Sirisë, Egjiptit, Turqisë, Arabisë Saudite e shumë e shumë shteteve islame me flamuj të ndryshëm, prandaj edhe ne trashëgimisë sonë fetare ti vëmë simbolin tonë kombëtar apo shtetëror që do të ishte forcim për kombin dhe madhështi për fenë.
Pra, ne t’iu kthehemi vetvetes sonë nëse e quam veten shqiptarë! Nëse s’jemi shqiptar (si pakica etnike jo shqiptare), kjo është në rregull, nga se këtë e lejojnë ligjet e Kosovës, por jo në emër të shqiptarëve (faltoreve të tyre “shqiptare” me simbole të huaja), nga se këto faltore i kemi kultivuar me parat dhe punën tonë nëpër shekuj. Pra, në këto raste mendoj unë (përgjegjësia bie së pari mbi shtetin, por edhe mbi shoqërinë), shteti duhet intervenuar dhe duhet vendos ligje të veçanta kombëtare në kuadër të feve, nga se për këto simbole dhe për këtë gjuhë që na ka dhuruar Zoti, me mijëra vjet u shkrinë shumë gjenerata për ti mbajtur gjallë dhe për t’i lartësuar ato.
Ne përveç Shqiponjës si simbole kombëtare te arbërorët dhe më vonë te shqiptarët, kishim edhe më parë simbol kulti te ilirët Diellin, që sigurisht është trup qiellor si Ylli dhe Hëna e turqve që e kanë simbol kombëtar. Lartësimi i simboleve dhe heronjve si dhe kultivimi i gjuhës në institucione shkollore dhe fetare i shërben unitetit kombëtar, por edhe unitetit ndërfetar, i cili rrjedhimisht ndikon pozitivisht në ngritjen e mirëqenës shoqërore.