Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë se, pavarësisht se kush do të jetë në qeverinë e ardhshme të Serbisë, është në dorën e tyre që të vendosin prioritetet për rrugën e tyre evropiane.
Ai thotë se dialogu me Prishtinën duhet të vazhdojë dhe rezultatet që dalin nga ky dialog, duhet të implementohen. Ministri austriak, sot viziton Beogradin, ndërsa nesër ai vjen në Prishtinë.