Në mungesë të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, në mënyrë ceremoniale, i ka dorëzuar postin kryeministrit të zgjedhur, Albin Kurti.
Kryeministri Kurti është pritur me ceremoni shtetërore nga Garda ceremoniale e FSK-së.
Përndryshe, Kryeministri Kurti pritet të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë si kreu i saj.