Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se protesta e datës 4 shkurt do të jetë protestë paqësore dhe masive. Ai përsërit kërkesat e thirjes së protestës, shkarkimin e ministrit Jabllanoviq si dhe mbrotjen e ndërmarjes Trepça.
Me shkarkimin e tyre nuk do të bëhet kosova kopsht me lule mirëpo i hapet rruga përparimit të Repuilikës sonë.
“Nëse nuk shkarkohet Jabllanoviqi nëse nuk mbohet Trepça atëherë nuk mbetet asgjë nga republika e Kosovës”, ka thënë ai transmeton Indeksonline.
Kurti tha se gjendja e krijuar në Kosovë, migrimi ilegal jashëtzakonisht i madh, janë ndër shkaqet kryesore të cilat do të sjellin në Prishtinë një numër masiv të protestuesve.
“Këto natyrisht që kanë krijuar një gjendje të pashpresë për popullin e Kosovës. Nganjëherë gjendjen e pashpresëi paraprijnë iluzionet e mëdha. Besoj që populli ilizionist i Kosovës tepër gjatë i ka besuar këtyre politikanëve tepër të prapsht”, ka thënë ai.
Kreu i VV-së ka theksuar se në momentin që shkarkoeht Jabllanoviqi atëherë do të shqyrtohet edhe çështja e protestave të paralajmëruara nga kjo lëvizje për datën 4 shkurt.
“Në momentin që shkarkohet Jabllanoviqi, gjë qqë nuk ka ndodhur tash e tri javë, atëherë ne do të mbiledhi dhe në atë situatë të re natyrisht se do ta marrim një vendim meritor”, ka thënë ndër tjerash Albin Kurti. Ai këto deklarata i ka dhënëgjatë homaxheve që ai i ka bërë në ëprvejtorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti.