DYLON

Shërbimet e mamografisë në terren, fillojnë me Gjilanin

Avatar photo Redaksia

Nga java e dyte e muajit shkurt, shërbimi i mamografisë për herë të parë do të jetë në teren. Komuna e parë do të jetë Gjilani Për të vazhduar pastaj me komuatë e tjera, informon për Radio Kosovën Agim Bregaj, koordinator nacional për mamografi, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. `Kapaciteti i mamografit për ekzaminimin e grave brenda dite është rreth 15-te, ndërsa kërkesat mund të jen me të mëdha`, tha Bregaj.

`Për herë të par do të jetë Gjilani, për arsye se e kemi mbështetjen nga kryetari i Komunës dhe drejtoret të cilët kemi kontaktuar me ta. Kjo është një mbulim me shërbimet mamografike të regjioneve ku nuk ekziston aparati mamografik dhe vetëdijesimi i popullatës lidhur me rendësin e ekzaminimit dhe zbulimin e hershem të kancerit të gjirit. Nevoja është e madhe e popullatës mirëpo besoj se do të ja dalim dhe varësisht prej kushteve se si na paraqiten ne do të insistojmë të punojmë edhe me shume`.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.