Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar policin e Kosovës që është plagosur mbrëmë në veri të Republikë së Kosovës.
Ai është operuar dhe Kurti thotë se e ka kaluar operimin me sukses.
Postim i Kurtit
Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK.
Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë.
Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti.
Kriminelët do të ndiqen e dënohen.