DYLON

Drejtoresha e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi vizitoi Qendrën Mjekësore të FSK-së

Drejtoresha e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi vizitoi Qendrën Mjekësore të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot në Qendrën Mjekësore të FSK-së ishte në vizitë, Drejtoresha e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi e cila u pritë nga komandanti i Komandës së Logjistikës, gjeneral brigade Naim Haziri, komandanti i Regjimentit të Mjekësisë, nënkolonel Dr. Rabit Dërmaku dhe oficeri mjekësor, Prof. Dr. Premtim Rashiti.

Me këtë rast, Gjeneral Haziri dhe Dr. Zejnullahu Raci shprehën kënaqësinë me nivelin e mbështetjes së ndërsjellë si dhe bashkëpunimit të deritashëm në mes SHSKUK-së dhe FSK-së, respektivisht Regjimentit mjekësor të FSK-së dhe komponentëve tjera mjekësore, duke u akorduar për thellim dhe intensifikim të mëtejmë të të gjitha formave të bashkëpunimit mes dy institucioneve respektive.

EkoHigjiena

Nga ana e Nënkolonel Dërmakut, Drejtoresha Zejnullahu Raçi u njoftua me ambientet e Qendrës, me personelin dhe pajisjet, si dhe me organizimin, misionin, aktivitetet dhe trajnimet profesionale që realizohen në Qendrën Mjekësore dhe në përgjithësi sistemin mjekësor të FSK-së.

Ndër temat kryesore të takimit, ishte procesi i ekzaminimeve të përgjithshme mjekësore që është duke u realizuar në të gjitha nivelet dhe njësitë e FSK-së, për të cilat informoi oficeri mjekësor, Prof. Dr. Premtim Rashiti, njëherit koordinator i planit të ekzaminimeve mjekësore, i cili theksoi se plani përkatës është duke u realizuar me sukses sipas dinamikës së përcaktuar.

Ai në emër të FSK-së shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për SHSKUK-në dhe të gjitha qendrat rajonale spitalore të vendit për mbështetjen e programit të ekzaminimeve mjekësore me personel profesional specialistik, duke adresuar mirënjohje edhe për të gjithë mjekët e angazhuar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.