Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për situatën në veri dhe vendosjen e barrikadave.
Kurti ka thënë se kriminelët po sfidojnë organet e zbatimit të ligjit dhe se këta kriminelë të sanksionuar nga ShBA e Britania po mbështeten nga qeveria dhe presidenti i Serbisë.
“Kosova dhe institucionet e saja nuk do të bisedojnë me kriminelët, por do t’i arrestojnë ata. Vendosja e barrikadave është veprim i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. Ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar. Por kjo kohë po shkon me shpejtësi . S’mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikadat në rrugë”, ka thënë Kurti. /2LONLINE/