DYLON

MKRS: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

MKRS: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës
Avatar photo Redaksia

Ministria për Kulturë, rini e Sport (MKRS), ka bërë me dije se gjatë vitit të kaluar kanë filluar me shënimin e ditëve të rëndësishme kulturore përmes Kalendarit Kulturor. Për zhvillimin dhe zbatimin e këtyre aktiviteteve tash është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakultetin e Arteve.

Sipas MKRS-së, ky marrëveshje parasheh thellimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe UP në ideimin, konceptimin, realizimin, promovimin dhe zhvillimin e Kalendarit Kulturor të Ministrisë së Kulturës me të gjitha datat përkatëse në bazë vjetore.

EkoHigjiena

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, rektori i UP-së, Qerim Qerimi dhe dekani i Fakultetit të Arteve, Hazir Haziri.

“Kjo do të jetë një mundësi e mirë edhe për studentët që të angazhohen në organizimin e ngjarjeve kulturore dhe po ashtu të marrin pjesë në to”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.