Gjykata e Apelit, ka vendosur që tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu, të cilëve iu ishte shqiptuar masa e paraburgimit,t’iu ndërpritet kjo masë dhe t’iu zëvendësohet me masa tjera.
Kështu Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi, do të jenë në arrest shtëpiak, ndërsa Albulena Haxhiu është lënë e lirë, në procedurë të rregullt.
Përndryshe, këta tre deputetë ishin arrestuar të premten nga Policia e Kosovës dhe iu ishte shqiptuar masa e paraburgimit.